MENU
klinika

Serie A, Java 12

Katër fitore radhazi, Inter nuk ndalet

29.10.2022 - 22:37

Pas kualifikimit në Champions League, Inter nuk ndalet edhe në kampionat, teksa mori fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke u afruar me vendet e kreut. Zikaltrit “likuiduan” në shtëpi 3-0 pa shumë probleme Sampsdorian.

Në minutën e 21-të, Hakan Çalhanoglu dërgon një krosim perfekt në zonë, de Vrij “fluturon” mbi të gjithë dhe mposht portierin Audero. Në të 30-tën, goditje e bukur e Di Marcos nga larg, por sfera shkoi afër shtyllës së majtë.

Në fundin e fraksionit, shkëputje e bukur e Edin Dzeko në zonën e rreptësisë, por boshnjaku nuk preferon të godasë, pasimi i tij nuk rezultoi i saktë. Goditja e rëndë për skuadrën nga Genoa do vinte nga Nico Barella. Gjuajtje e fortë e mesfushorit në 44’ ishte e pamundur për t’u ndalur nga portieri.

Në pjesën e dytë, Correa në 73’ vret përfundimisht ndeshjen me golin e tretë. Miqtë ishin të pafuqishëm për të shënuar një gol nderi. Pak minuta edhe për Kristjan Asllanin, i cili u fut në minutën e 83-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN