MENU
klinika

Serie A, Java 12

Mjafton një gol, Juve del me 3 pikë nga transferta

29.10.2022 - 19:58

Nganjëherë mjafton vetëm një gol për 3 pikë. Kështu i ndodhi Juventus, që merr frymë pas eliminimit në Champions League. Bardhezinjtë fituan 0-1 në transfertë me Leccen, duke u ngjitur jo pak edhe në renditje.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Via del Mare është vendosur në pjesën e dytë nga një super gol i të riut Fagioli në minutën e 73-të. 23-vjeçari është aktivizuar në pjesën e dytë në vend të McKennie dhe e ka shpërblyer besimin e trajnerit me një super gol.

Verdhekuqtë kanë luftuar deri në fund për të gjetur golin e barazimit dhe i kanë shkuar shumë afër në minutën e 89-të me Hjulmand, i cili ka goditur shtyllën me një goditje nga jashtë zone.

Kjo ka qenë humbja e dymbëdhjetë në këtë sezon për Lecce-n që është në vendin e 17-të të renditjes me 8 pikë, por me një ndeshje më shumë se rivalët për mbijetesën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN