MENU
klinika

Serie A, Java 12

Lazio përmbyset në “Olimpico” dhe humb terren me kreun

30.10.2022 - 20:59

Salernitana vazhdon të bëjë mirë në këtë nisje kampionati, duke marrë pikë të rëndësishme për mbijetesën. Ndeshja ndaj Lazios në Olimpico u fitua 1-3, madje edhe pse me përmbysje.

Ekipi i Mauricio Sarrit shënoi i pari me Zaccagnin në fundin e pjesës së parë, duke të dhënë përshtypjet se gjërat do jenë të lehta për kryeqytetasit.

Miqtë nga Salernitana erdhën të karikuar nga dhomat e zhveshjes, teksa barazoi Candreva me një goditje parabël. Për të kompletuar përmbysjen e madhe mendoi një ish-futollist i Romës, Fazio që me të djathtën mposhti Provedel.

Vetëm pak minuta në fushë për Elseid Hysaj, i cili mori vendin e Marusic. Skuadra e Nicolas siguroi fitoren me golin e Dia, ccerek ore para vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.