MENU
klinika

"Mirënjohëse që jam gjallë!"

Selena Gomez me lot në sy rrëfen momentet më të vështira

11.10.2022 - 11:21

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez ka prezantuar një pjesë të vogël nga dokumentari i saj. Ajo do të tregojë momente nga jeta e saj, më së tepërmi vështirësitë duke iu referuar problemeve shëndetësore

“Kam punuar gjithë jetën time që e vogël dhe nuk dua të jem super e famshme. Por, e di që nëse tashmë jam këtu, duhet ta përdor për të mirën time”, thekson Selena e përlotur

Gjithashtu, ajo është ndalur edhe te lupusi me të cilën po lufton prej vitesh ashtu sikurse dhe me ankthin,

“Vetëm bëhu kjo që je, Selena. Askujt nuk i intereson se çfarë bën ti. Ka të bëjë me atë se kush jam unë. Se jam mirë ku jam. Jam mirënjohëse sepse jam gjallë…”.

Më herët, këngëtarja dhe aktorja e njohur zbuloi se përfundimisht dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë – dhe ajo është përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.

Ylli i “Only Murders in the Building” e tha këtë gjë në një poscast të TaTaTu “Giving Back Generation”.

“Shpresoj të martohem dhe të bëhem nënë”, u tha 30-vjeçarja prezantueseve Raquelle Stevens dhe Ashley Cook, të cilat gjithashtu janë mikeshat e saj prej kohësh.

“Përfundimisht, do të jem e lodhur nga e gjithë kjo, kështu që ndoshta do t’i kushtoj pjesën më të madhe të jetës sime filantropisë përpara se të qetësohem.”