MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të kurohet klaustrofobia?

06.10.2022 - 11:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si mund të kurohet klaustrofobia?

Mjeku: Të ka ndodhur të frikësohesh, të dridhesh apo të të thahet goja, kur gjendesh në një ambient të mbyllur, si për shembull ashensori, autobusi, një dhomë e vogël; avioni, metroja, makina, vendi ku bëhet rezonanca magnetike etj.?

Nëse po, atëherë ti vuan nga klaustrofobia, nga frika prej vendeve të mbyllura.

Çfarë është klaustrofobia

Klaustrofobia mund të jetë latente apo shumë e zhvilluar, duke krijuar, në varësi të rastit, edhe një kufizim në jetën e pacientit, i cili do ta ketë të vështirë të qëndrojë i vetëm në shtëpi apo të ndërrojë vend pune a vend banimi, si dhe të udhëtojë me mjete mekanike.

Klaustrofobia është klasifikuar në grupin e fobive të specifikuara. Ajo godet rreth 15% të popullsisë dhe karakterizohet nga një lloj frike irracionale, që ka si shkak një situatë vendimtare apo rrethanë konkrete. Gjatë një krize klaustrofobike, frika se mund të mbetet i “burgosur” brenda një hapësire të kufizuar, shkakton një atak paniku te personi që vuan nga kjo fobi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Frika nga vendet e mbyllura

Klaustrofobia/ Si ta përballoni

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Vuaj nga klaustrofobia. Çfarë duhet të bëj?

Historia mjekësore

A shërohet klaustrofobia?