MENU
klinika

Serie A, Java 12

Torino befason Milanin, “nder” Napolit

31.10.2022 - 00:12

Torino ka befasuar Milanin në Stadio Olimpico di Torino, duke fituar 2-1. Kampionët e Italisë do pësonin 2 gola në fundin e pjesës së parë. Fillimisht do ishte Djedji që do i jepte epërsinë vendasve torinez, ndërsa dyfishimi nuk vonoi shumë dhe erdhi me anë të rusit Miranchuk.

Me Milinkovic Savic që kishte dalë totalisht në aventurë, Messias nuk e pati të vështirë të shënojë me portën bosh në minutën e 67-të, për të rihapur edhe një herë llogaritë e një ndeshje që dukej e mbyllur.

Trajneri i kuqezinjve, Pioli përdori të gjitha kartat e mundshme për të ndryshuar fatin e sfidës, por nuk ishte e thënë, pasi Milani mori disfatën e dytë sezonale dhe e sheh veten në vendin e 3-të.