MENU
klinika

Dyshimet dhe akuzat

Ukraina i kërkon Serbisë t’ia dorëzojë ushtarakun tradhtar

21.10.2022 - 11:41

Ukraina i ka bërë kërkesë Serbisë që ta ekstradojë Andriy Naumovin, ish-drejtor i Sigurisë së Brendshme në Ukrainë, që po dyshohet se i tradhtoi trupat ukrainase, raportoi BBC-ja të enjten.

Në njoftim thuhet se Naumov iu doli krah trupave ruse kur u futën në termocentralin bërthamor në Çernobil, në nisje të agresionit rus.

“Gjykata e Nishit po shqyrton rastin e shtetasit ukrainas Andriy Naumov, në bazë të një kërkese për ekstradim në Ukrainë”, deklaroi sekretari Gjykatës për BBC-në.

Naumov, të cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, e quajti tradhtar dhe ia hoqi gradën gjeneral brigade, u largua nga vendi më 23 shkurt, disa orë para fillimit të pushtimit rus.

Byroja Shtetërore e Hetimeve të Ukrainës raportoi se Andriy Naumov mund të mblidhte dhe te rusët të transferonte të dhëna që lidhen me sigurinë e zonës në Çernobil.

Para se t’i bashkohej Sigurisë së Brendshme, Naumov ishte hetuar për kontrabandë dhe korrupsion.

Në fillim të qershorit të këtij viti, Naumovi u ndalua në pikën kufitare mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Iu gjetën 600 mijë euro, rreth 125 mijë dollarë dhe bizhuteri. Me të në makinë ishte edhe biznesmeni ukrainas, Oleksander Akst, që po ashtu u ndalua. Aktualisht gjenden në qendrën e paraburgimit në Nish, të akuzuar për pastrim parash.

“Kutia e Pandorës” me armët nga Rusia dhe Kina

Bosnja në alarm: Vuçiç po na kërcënon me luftë!

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?