MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Ilir Meta: Ndryshimi do të nisë nga Tirana!

06.10.2022 - 21:15

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se po vijon përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ai ka shpërndarë në rrjete sociale, një mesazh ku shprehet se zgjedhjet vendore do të rikthejnë llogaridhënien duke nisur nga Bashkia e Tiranës.

Sipas Metës, Partia e Lirisë është e vendosur për t’i dhënë fund shpërdorimit të taksave vendore, përkeqësimit të shërbimeve si dhe korrupsionit të kudogjendur në kryeqytet.

Postimi i Ilir Metës:

Zgjedhjet vendore rikthejnë llogaridhënien në Bashkinë e Tiranës dhe kudo në njësitë vendore.

Partia e Lirisë është e vendosur për t’i dhënë fund shpërdorimit të taksave vendore, shkatërrimit urbanistik, përkeqësimit të shërbimeve dhe korrupsionit të kudogjendur në kryeqytet deri edhe te shërbimi funeral.

Ndryshimi do të nisë nga Tirana!