MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi C

Argjentina kualifikohet e para, Polonia e dyta me humbje

30.11.2022 - 23:04

Argjentina jo vetëm që fiton ndaj Polonisë 2-0, por siguron edhe vendin e parë në grup, duke gjetur në fazën me eliminim direkt Australinë. Një fitore më se e merituar e Messit me shokë, që tregojnë se mbeten ende favoritë. Kualifikohet edhe Polonia falë golaverazhit më të mirë, teksa do të përballet me Francën në fazën tjetër.

Pjesa e parë foli totalisht në favor të Argjentinës. Pas rasteve të Acuna-s dhe Di Marias direkt nga këndorja në 36’ portieri polak del huq dhe godet Messin. Arbitri shkon në VAR dhe jep penallti. Messi godet nga pika e bardhë, por pret Shezni. Fraksioni i parë mbyllet pa gola.

Me të nisur e dyta, Argjentina kalon në avantazh. Është Mac Allister që shfrytëzon më së miri pasimin e Molinas. Amerikano-jugorët çlirohen dhe zotërojnë topin. Dhe në 67’ vjen goli i dytë për Argjentinën, me Alvarez i cili nuk fal. Albiçelestët nuk e ulin aspak ritmin, Messi humb një rast ideal në 71’.

Sfida tjetër mes Arabisë Saudite dhe Meksikës përfundoi 1-2, me këtë të fundit, që edhe pse fitoi, eliminohet për një gol më pak. Pas një pjesë të parë ku Meksika kërkoi më shumë golin, e dyta nis me gol për të besuarit e Tata Martinos.

Martin përfiton nga një goditje këndi dhe zhbllokon sfidën. Pa kaluar as 5 minuta, Chavez dyfishon shifrat nga një goditje dënimi, ekzekutim perfekt i meksikanit. Meksika ushtroi pa fund presion, por ishte Arabia ajo që shënoi në minutën e 95-të. Një gol që vrau shpresat e meksikanëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN