MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Bajrami në treg, dy klube të Serie A e duan në janar

01.11.2022 - 17:47

I trazuar shumë nga zërat e merkatos gjatë verës, Nedim Bajrami ka humbur jo pak nga shkëlqimi i një sezoni më parë. Në rendimentin e tij ka ndikuar jo pak ky detaj, por dhe fakti se Empoli ndryshoi trajner, në sytë e Zanetti-t, nuk është i paprekshëm.

Bajrami po përpiqet të kthehet sërish në nivele të larta, për të bërë më në fund atë hap cilësor që nuk mundi ta bënte gjatë verës. Në fakt ekipet e interesuara për shërbimet e tij mbetet të njëjta, mbi të gjitha Fiorentina.

Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve për ekipin vjollcë, nëse ecën gjatë në Evropë, do t’i duhen përforcime të tjera në janar, për të përballuar një sezon të gjatë në garë në dy fronte. Bajrami mbetet një profil që do të investonin me dëshirë gjatë merkatos së janarit, gjithnjë nëse arrijnë të gjejnë një kompromis me presidentin e Empolit.

 

Lazio mbetet gjithashtu një skuadër që vijon ta ndjekë nga pranë, nëse Corsi pranon një çmim të arsyeshëm, Bajrami mund të transferohet në kryeqytet.

Nedim Bajrami ka një kontratë me Empolin deri në 2024, dritarja e janarit do të ishte e përshtatshme që presidenti i klubit toskan të futej në negociata, për të mos rrezikuar që pas një viti ta humbas falas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak