MENU
klinika

Bundesliga, Java 15

Bayern nuk njeh rivalë, shkëputet në krye

12.11.2022 - 21:21

Bayern Munchen ka marrë fitoren e 10-të radhazi në të gjitha kompeticionet, 6 në Bundesliga, duke marshuar në krye. Bavarezët fituan 0-2 në transfertë ndaj Shalke-s, duke e zhytur në fund të renditjes.

Takimi do të zhbllokohej në minutën e 38-të, kur Musiala shërbeu për Gabryn dhe realizoi golin e parë. Dyshja e kombëtares gjermane duket në formë para Botërorit. Pjesa e parë do të mbyllej 0-1.

Në të dytën është sërish Musiala assist-man, që kësaj here shërben për Chupo-Mouting, i cili dyfishon shifrat në minutën e 52-të. Më pas Nagelsmann i bën nder Flick, duke zëvendësuar Sane, Goretzka dhe Musiala, në mënyrë që mos pësojnë ndonjë dëmtim.

Mbyllet 0-2, Bayern Munchen jo vetëm që mban kreun, por shkëputet nga ndjekësit, duke lënë pas periudhën e vështirë në nisjen e kampionatit. Bavarezët do të kthehen tani në aksion në fillim të janarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN