MENU
klinika

Portieri i Kombëtares

Berisha ikën nga Torino, por mbetet në Serie A

25.11.2022 - 19:05

Duke qenë se merkatoja e muajit janar po afron, në mediat italiane gjen edhe emrin e Etrit Berishës, që mesa duket sheh si alternativë kalimin te Spezia. Portieri i Kombëtares shqiptare nuk preferohet si numri një te skuadra e Torinos.

Po ashtu edhe paraqitjet deri diku të mira të serbit Milinkoviç-Saviç kanë bërë që shqiptari të mos gjejë hapësirë dhe të mendojë gjithashtu një largim të mundshëm që në muajin janar.

Berisha nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon dhe ashtu siç e shprehu edhe në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Italinë, do të kërkojë një ekip tjetër, nëse nuk gjen hapësira te Torino, por mesa duket Ivan Juriç nuk e sheh si pjesë të projektit.

“Nëse nuk do të kem hapësirë, në të ardhmen do të shoh mundësinë për ta gjetur diku tjetër”, tha Berisha. Ndërkohë “toro.it” shkruan se destinacioni i portierit mund të jetë Spezia.

Ish-skuadra e Rey Manajt që ndodhet po në Serinë A, po kërkon së fundmi një portier, pasi Bartolomej Dragovski pësoi pak kohë më parë një dëmtim tepër të rëndë që do ta lërë jashtë për shumë kohë. Kështu që Spezia po mendon që të afrojë Etrit Berishën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak