MENU
klinika

"Çdo mëngjes zgjohesha me ankth"

Bora Zemani flet për vëmendjen që merr

13.11.2022 - 12:00

Bora Zemani mund të thuhet pa frikë se ka qenë një nga personazhet publikë më të komentuar prej më shumë se një viti. Kjo për shkak të historisë së saj me Donald Veshajn që u komentua në publiku për puthjet, ndarjet e ribashkimet mes tyre.

Së fundmi, në një bisedë të rrallë me ndjekësit e saj Bora është pyetur: “A është e vështirë të jesh në qendër të vëmendjes?”

Ndërsa përgjigja e moderatores ishte:

“Nga jashtë duket shumë bukur sepse në profesionin tim të qenit në qendër të vëmendjes është shumë e rëndësishme! Por ka shumë presion! Ka fjalë pas çdo veprimi ose mosveprimi. Komentohet gjithçka, çdo gjë shihet me lupë dhe një lapsus quhet gafë. Kam kaluar periudha të vështira ku çdo mëngjes zgjohesha me ankth “çfarë ka ndodhur sot”. Po bëhen gati 3 vite me këtë vëmendje që është rritur gjithmonë e më shumë dhe të paktën kam mësuar ta menaxhoj që mos të ndikojë aq keq te unë. Ka momente që mërzitem por e detyroj veten t’i përgjigjem dy pyetjevve: “Çfarë qëllimi ka kjo që kanë thënë?” dhe “Kush e ka thënë”

Një tjetër ndjekës e ka pyetur Borën: “A lodhesh me gjithë këto angazhime që ke dhe sa e lumtur je?”

“Lodhje patjetër që ka sepse brenda 24h duhet të merresh me 200 punë që nuk kanë fare lidhje me njëra-tjetrën. Por nuk do hiqja dorë nga asnjëra sepse kam ato angazhime që dua të kem dhe kjo më sjell lumturi”– u përgjigj moderatorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja flet pas ndarjes nga Donaldi

A ka krijuar një lidhje të re Bora Zemani?


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën