MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 10

Dinamo ia del në Peqin dhe mban kreun

12.11.2022 - 15:59

Dinamo ia ka dalë të marrë tri pikë me shumë vlerë në ndeshjen e javës së 10-të të Kategorisë së Parë. Blutë e kryeqytetit fituan 0-2 në Peqin ndaj Besës, ndaj një skuadre që kishte bërë shumë mirë në 5 javët e fundit.

Dinamo shënoi nga një gol për secilën pjesë loje. Në fundin e pjesës së parë ishte Denison ai që zhbllokoi shifrat dhe coi Dinamon në pushim me avantazhin e një goli.

Në të dytën, në 58’, pas një aksioni të shpejtë të miqve, do të ishte Taulant Marku ai që do të dyfishonte, teksa nuk e kishte të vështirë të shtynte topin në rrjetë. Dinamo marshon kështu në krye, për t’u rikthyer në Superiore.

BESA – DINAMO 0-2

Deninson 43′ (p), Marku 58′ 

TURBINA – ORIKU 2-1

Murrja 17′ , Zani 55′  / Udoma 62′ 

LUSHNJA – TËRBUNI 0-1

Hysa 28′ 

APOLONIA – TOMORI 0-1

Ismailaj 50′ (p)