MENU
klinika

Weah dhe Bale

Dy ngjarje historike mes SHBA-së dhe Uellsit

21.11.2022 - 23:28

Timothy  Weah ishte autori i golit të minutës së 36-të të USA ndaj Ëales, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin. Me këtë realizim, 22 vjeçari i Lille thyen edhe një rekord.

Weah bëhet djali i parë i një kreu shteti që luan në një kompeticion të këtij niveli dhe që shënon gol. Futbollisti në fjalë është i biri i Presidentit aktual të Liberisë, George Weah.

Për lojtarin ka mjaft kuriozitete interesante, teksa Timothy kishte mundësinë të luante për katër Kombëtare, Francë, Xhamajka, Liberi dhe Shtetet e Bashkuara, por zgjodhi USA.

Ai që barazoi për “Dragonjtë” britanikë ishte Gareth Bale, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithashtu, ai ka shënuar dhe një gol i cili do të hyjë në histori.

Uellsiani, i cili aktivizohet për Los Angeles FC, bëhet lojtari i parë që i shënon SHBA-së në Botëror, nga ata që militojnë pikërisht në elitën e futbollit amerikan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN