MENU
klinika

E riktheu në Twitter

Elon Musk e thotë hapur: Nuk do të mbështes Trump në zgjedhjet presidenciale

26.11.2022 - 12:13

Elon Musk ka deklaruar hapur se do të mbështeste guvernatorin republikan të Floridës, Ron DeSantis, dhe jo Donald Trump, në rast se i pari kandidon për president të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 2024, raportojnë mediat e huaja.

Zbulimi erdhi kur pronari i Twitter u pyet nëse do të mbështeste DeSantis, pasi tha se ende nuk e ka gjetur kandidatin ideal mes demokratëve.

“Preferenca ime për presidencën e vitit 2024 është dikush që është i arsyeshëm. Shpresoja se ky do të ishte rasti për administratën Biden, por deri më tani kam qenë i zhgënjyer”, ka shkruar Musk.

Elon Musk tha gjithashtu: “Unë jam mirë që Trump nuk poston në Twitter” pasi llogaria e ish-presidentit amerikan në këtë platformë.

“E rëndësishme është që Twitter korrigjoi një gabim të madh duke i ndaluar llogarinë e tij, pavarësisht se nuk kishte shkelje të kushteve të shërbimit. Dalja e një presidenti nga platforma ka dëmtuar besimin e publikut në Twitter nga gjysma e Amerikës”, tha Musk.

Vendimi i Musk për të mbështetur DeSantis mund të jetë vendimtare për guvernatorin e Floridës, pasi ai dhe Donald Trump pritet të përballen në një betejë të ngushtë për nominimin përfundimtar.