MENU
klinika

"Zemra e Serbisë”

Eurodeputeti francez s’i ndal provokimet për Kosovën

25.11.2022 - 12:59

“Prania serbe në Kosovë, djepi i kombit serb, vetë zemra e Serbisë nuk është e negociueshme”, ka deklaruar deputeti francez në Parlamentit Evropian, Jean-Lin Lacapelle.

Ai ka shfaqur edhe njëherë urrejtjen dhe pikëpamjet e tij ultra-nacionaliste në përpjekje për ta mbrojtur shtetin agresor, Serbinë.

“Bashkimi Evropian, ashtu si Serbia, sot mbështet integritetin territorial të Ukrainës në të njëjtën mënyrë, pse nuk mbështet integritetin territorial të Serbisë?”.

Tutje, ai vijoi propagandën duke thënë se “Prishtina asnjëherë nuk ka pushuar provokimet dhe sulmet kundër popullatës serbe në Kosovë”.

“Gjithë besueshmëria për këtë çështje e Kosovës do të duhet të ketë parasysh interesat e Serbisë dhe të popullatës serbe”.

“Duhet të jemi real dhe jo thjesht simbolik. Prandaj i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që ta marrë parasysh këtë kërkesë si çështje prioritare”./Express/

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi