MENU
klinika

Charles Leclerc

“Ferrari si një breshkë krahasuar me Red Bull”

04.11.2022 - 17:34

Gara e fundit në Meksikë tregoi se Ferrari ka humbur mjaft terren karshi Red Bull. Madje edhe Mercedes është paraqitur më mirë se “kokëkuqja” dhe dy skuadrat tashmë duelojnë për vendin e dytë për konstruktorë.

Ai që ka lëshuar alarmin për situatën e krijuar është Charles Leclerc, që në Meksikë, mbërriti në vijën e finishit 1 minutë pas Max Verstappen ( i gjshti). Një diferencë shumë e madhe, sidomos kur mendon se në fillimin e sezonit ishte e kundërta.

“Gara e fundit në Meksikë ishte e dobët për ne, pasi nuk kishim ritmin e duhur për të dueluar me më të mirët. Mbërritëm në finish 1 minutë pas Max dhe kjo është e tmerrshme. Duhet të kuptojmë se përse jemi kaq larg tyre”, tha Leclerc.

“Po vuajmë më shumë se zakonisht dhe kjo gjë mund të na penalizojë në dy garat e fundit për objektivat që kemi. Nuk duhët të përsëritet më një fundjavë si ajo e Meksikës. Nuk e kuptoj se përse potenciali i Ferrari tani është kaq larg Red Bull”, pohoi Leclerc, që duelon prë vendin e dytë për pilotë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN