Arabia Saudite shkaktoi njërën prej befasive më të mëdha, pasi mposhti Argjentinën me rezultatin 1-2. Madje, Kombëtarja arabe e arriti këtë fitore duke e përmbysur rezultatin nga 1-0.
Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, mesfushori Abdulelah Al-Malki tha se biseda e trajnerit në pushimin mes pjesëve i motivoi ata. Ndikimi i tij në këtë skuadër ishte i jashtëzakonshëm dhe tashmë është publikuar një video nga dhoma e zhveshjes së Arabisë Saudite.
نمّـلك مدرب عظّيم وكبّييييييير هيرفي رينارد ، وغضب
كبيّر بيِن شوطين مبّاراة السعوديه و فيتنام 🇸🇦😎👏🏾 pic.twitter.com/fIkrkuJ9xd— خلدون بّن مهنا | توكس (@twxx70) September 4, 2021
“Talenti juaj do të bëjë diferencën”, shprehet Herve Renard me zë të lartë. “Rrini të ftohtë dhe të qetë. Na kanë mbetur edhe 45 minuta, pa frikë, luani me zemër”, tha ai.