MENU
klinika

Sipas transfermarkt

Haaland më i shtrenjti, parakalon Mbappe

03.11.2022 - 19:45

Erling Haaland është lojtari me vlerën më të lartë në merkato. Këtë e shkruan Transfermarkt, faqe e specializuar që ka përditësuar vlerat e saj të merkatos dhe ka vendosur sulmuesin e Manchester City-t në vendin e parë me një vlerësim prej 170 milionë eurosh.

Norvegjezi ka parakaluar kështu Kylian Mbappe, në vendin e dytë të renditjes me një vlerësim prej 160 milionë eurosh. Në vendin e tretë të podiumit gjendnet ylli i Real Madrid, Vinicius Junior, me një vlerësim 120 milionë euro.

Futbollisti i parë i Serisë A i pranishëm në këtë renditje është sulmuesi i Juventus-it, Dusan Vlahovic. Serbi pozicionohet në vendin e nëntë me një vlerësim prej 85 milionë eurosh. Dhjetë vendet e para të këtij klasifikimi special dominohen nga yjet e Premier League.

Përveç Haaland, në fakt, në vendin e katërt është edhe shoku i tij i skuadrës Phil Foden, me një vlerë 110 milionë euro. Ylli i Arsenal-it, Bukayo Saka, është në vendin e shtatë me një vlerësim 90 milionë euro, i ndjekur nga sulmuesi i Tottenham-it, Harry Kane, i cili ka të njëjtin vlerësim.

Në renditjen e 10 lojtarëve me vlerën më të lartë në merkato janë përfaqësuar edhe Barcelona me Bayern Munich. Ylli i katalanasve Pedri mban vendin e pestë me një vlerësim 90 milionë euro, ndërsa Jamal Musiala i bavarezëve mbyll dhjetëshen me 80 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN