MENU
klinika

Serie A, Java 15

Juventus nuk ndalet, mposht edhe Lazion

13.11.2022 - 23:53

Juventus bën detyrën në shtëpi 3-0 ndaj Lazios. Takimi u vendos nga Moise Kean. Sulmuesi i njohur realizoi golin e parë në minutën e 43-të, ndërsa shënoi të dytin në minutën e 54-të. Në fund, “tund rrjetën” edhe Milik.

Bardhezinjtë e Maximilliano Allegri vijojnë ngjitjen dhe përmirësimin në tabelë, teksa tani renditen në vendin e 3-të me 31 pikë.Në krahun tjetër, lacialët luajtën me Elseid Hysaj. Ekipi i Sarrit pozicionohet në vendin e katërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN