MENU
klinika

Në hapat e Johnson

Kryeministri i ri britanik do të vizitojë shumë shpejt Ukrainën

07.11.2022 - 19:28

Kryeministri i sapoemëruar i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, do të shkojë për një vizitë në Ukrainë shumë shpejt.

Kështu ka thënë ambasadori i Ukrainës në Britaninë e Madhe Vadym Prystaiko, i cili ka folur për Sky News, raporton Ukrinform.

“Ne nuk do të diskutojmë datat për shkak të sigurisë së kryeministrit tuaj. Por ai do të vijë në Ukrainë shumë shpejt”, tha Prystaiko.

Më herët Rishi Sunak diskutoi mbështetjen për Ukrainën me Presidentin e SHBA Joe Biden, kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Më 25 tetor, Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe miratoi zyrtarisht Rishi Sunak si kryeministër të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sunak favoriti kryesor për të zëvendësuar Truss

Johnson tërhiqet nga gara për kryeministër