MENU
klinika

Serie A, Java 14

Mjafton vetëm 1 gol, Lazio ngjitet e dyta

10.11.2022 - 23:44

Lazio ka arritur të fitojë minimalisht 1-0 me Monzën, duke marrë vendin e dytë në tabelë. Të dy ekipet u treguan shumë të kujdesshme në pjesën e parë, duke mos regjistruar asnjë goditje në portë dhe duke qëndruar në prapavijë.

Goli do vinte në minutën e 70-të, nga Romero. Për modestët e Serie A do të anulohej një gol i Petagnas, i konsideruar si pozicion jashtë loje. Titullar për ekipin e Sarrit ishte edhe Elseid Hysaj, që dha një kontribut të çmuar në fushë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN