MENU
klinika

Ju lënë gjithë kohës të uritur!

Nuk po dobësoheni dot? E kanë fajin këto ushqime

09.11.2022 - 11:53

Ka disa ushqime që ju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe të mos shëndosheni më dhe ka disa ushqime që do t’ju bëjnë edhe më të uritur. Ja cilat janë ato:

Ushqimi i shpejtë
Është plot me kalori boshe dhe përmirësues të shijes që do t’ju bëjnë të dëshironi një tjetër pas një burgeri. Ushqimi i shpejtë gjithashtu përmban trans-yndyrna të dëmshme që krijojnë kolesterol dhe një sasi të madhe sheqeri që do t’ju japë vetëm një dozë afatshkurtër energjie.

Makarona
Makaronat e zakonshme me miell gruri të bardhë nuk kanë shumë vlera ushqyese. Nuk përmban fibra që mund t’ju ushqejnë dhe sa më shumë ta hani, aq më shumë e dëshironi. Prandaj, preferoni të zgjidhni makaronat që bëhen nga drithërat integrale, si misër ose quinoa.

Snacks të kripura
Janë plot me kripë, e cila do të shkaktojë dehidratim tek ju dhe kështu do të ngatërrojë trupin tuaj, i cili do të mendojë se është i uritur, por në fakt ka etje. Nëse ju pëlqejnë shumë ushqimet e vogla për t’i përjashtuar nga dieta juaj, sigurohuni që të pini një gotë ujë pas tyre.

Lëngje frutash
Pas etiketës ‘pa sheqer’ në lëngjet e frutave që blini është një e vërtetë krejtësisht tjetër – ato janë plot me sheqer. Kur pini shumë shpejt, nivelet e sheqerit në gjak rriten, e ndjekur nga një rënie po aq e papritur që ju bën të ndiheni shumë të uritur. Përkundrazi, zëvendësoni gotën e lëngut me një portokall ose grejpfrut.

Pijet e gazuara
Ëmbëlsuesit artificialë në pije të gazuara ofrojnë vetëm një ndjesi të përkohshme. Pas kësaj në trupin tuaj do të aktivizohet ndjenja e urisë, ndaj shmangni ato nëse vërtet dëshironi të ngopeni.