MENU
klinika

CR7 nuk nxiton

Oferta marramendëse 200 mln euro për Ronaldon

30.11.2022 - 13:48

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Cristiano Ronaldo ka gjetur skuadrën e tij të re. Ylli portugez, pasi mbylli një aventurë të errët në “Old Traford” ka vendos të ndryshojë faqe, madje pritet të largohet përfundimisht nga kontinenti evropian.

Sipas “Marca”, CR7 po joshet shumë nga milionat e sheikut Al Nasser, po merr në konsideratë një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite ku e pret një kontratë 2-vjeçare dhe 200 milionë euro në “pjatë”.

Sheiku është i gatshëm t’i ofrojë dhe të gjithë të drejtat mbi marrëveshjet publicitare. Nëse Ronaldo pranon ofertën e Al Nasser në krye të skuadrës do të gjejë ish-trajnerin e Romës Rudi Garcia.

Oferta të tillë miliona euro nuk kanë munguar kurrë për Ronaldo-n, krahë hapur e presin edhe në kampionatin amerikan. Dëshira e Ronaldo-s është të gjejë një skuadër të përshtatshme në Evropë, por në çdo rast, në Arabi i ka dyert e hapura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN