MENU
klinika

Ukraina, letër zyrtare FIFA-s

“Përjashtoni Iranin dhe na futni neve në Botëror”

01.11.2022 - 16:06

Federata e Futbollit të Ukrainës ka paraqitur një kërkesë zyrtare në FIFA për të përjashtuar kombëtaren iraniane nga Botërori në Katar, kur jemi vetëm tre javë para fillimit të saj. Politika ka ndërhyrë seriozisht në sport dhe FIFA është nën presion të madh.

“Sky Sport” shkruan se qarqet e futbollit nga Evropa Perëndimore po kërkojnë përjashtimin e Iranit nga Botërori, pasi ai vend dyshohet se ka mbështetur Rusinë gjatë operacionit të saj special ushtarak në Ukrainë.

Mbetet për t’u parë nëse FIFA do t’i nënshtrohet presionit dhe do të nisë procesin e përjashtimit të kombëtares iraniane në një periudhë të shkurtër kohore para fillimit të Botërorit në Katar.

Edhe nëse FIFA krijon një precedent dhe e përjashton Iranin nga Kupa e Botës, ukrainasit nuk kanë asgjë për të shpresuar, sepse ata me siguri nuk do të mund të luajnë në Katar.

Domethënë, sipas rregullores së FIFA-s, Kombëtaren e përjashtuar mund ta zëvendësojë vetëm një tjetër nga e njëjta federatë, pra Azia. A do të thyhet rregulli për Ukrainën duke parë situatën në të cilën ndodhet?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN