MENU
klinika

Sulmuesi i Kosovës

“Pirati” nuk ndalet, i shënon edhe Atleticos

09.11.2022 - 23:19

Vedat Muriqi nuk ndalon së shënuari në Spanjë me Mallorca-n. “Viktima” e radhës së sulmuesit të Kosovës është Atletico Madrid. Në minutën e 16’, Muriqi u shfaq në vendin e duhur, në kohën e duhur, për të shtyrë topin në rrjetë dhe për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Ky është goli i 8 i sulmuesit kosovar për Mallorca-n këtë sezon në 12 ndeshje të luajtura. Për momentin Mallorca udhëheq 1-0 në shtëpi pikërisht me gol të Muriqit.