MENU
klinika

Janinë

Policia tentoi të ndalonte mjetin e dyshimtë, 3 persona hapin zjarr

30.11.2022 - 11:07

Hapet zjarr ndaj patrullës së policisë greke.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Tzumerka. Policia ka tentuar të ndalojë një automjet të dyshimtë që lëvizte pa targa në zonë.

Nga mjeti ku ndodheshin 3 persona është hapur zjarr me kallashnikov disa herë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

 

 

Policia e Janinës dhe Artës prej mbrëmjes së djeshme kanë vijuar operacionin për kapjen e autorëve.