MENU
klinika

‘Kemi prioritete’

PS rrëzon kërkesën për dëgjesë nga Sindikata e Pedagogëve

08.11.2022 - 10:39

Mazhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e Sindikatës së Pedagogëve për t’u dëgjuar nga ligjvënësit në Komisionin e Medias dhe Edukimit.

Kryetarja e këtij Komisioni, deputetja Flutura Açka hodhi për votim kërkesën që dëgjesa të zhvillohej sot, në orën 12, por deputetët socialistë votuan kundër me argumentin se ky komision ka prioritete të tjera dhe mund të shtyhet për një kohë më të vonë.

“Është në nderin e këtij Komisioni që ne t’i dëgjojmë njerëzit. Edhe nëse e kanë gabim, ne duhet t’i dëgjojmë. Nëse doni të përdorni forcën e votës është çështje tjetër, por në parim ne duhet t’i dëgjojmë. Ju vendosni. Nuk është normale që ne jemi Komision që mbulojmë arsimin dhe nuk merremi me njerëzit që mbulojnë arsimin”, tha Flutra Açka.

Për deputetin Agron Gjekmarkaj, “Jemi edhe vetë pedagogë. Për respekt profesional dhe shqetësim publik dhe akademik duhet të prevalojë konsensusi mbi votën përtej qëndrimeve që mban qeveria dhe opozita për grevën apo kërkesat për rritje të pagave që kanë pedagogët”.

Deputetët socialistë ishin njëzëri në qëndrimet e tyre për shtyje të seancës dëgjimore me Sindikatën e Pedagogëve, duke pretenduar për kalendar të ngjeshur për shkak të buxhetin. Petro Koçi, në emër të PS-së tha se nuk ishte kundër, por në një kohë tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i Sindikatës: Qeveria ka edhe një javë kohë…

Pedagogët njoftojnë tjetër protestë, kur do zhvillohet?

Kreu i Sindikatës thirrje Ramës: Trajto kërkesat me seriozitet

Pedagogët letër të hapur Ambasadës së SHBA dhe Britanisë