MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa zgjat gripi dhe cilat janë problemet e mjekimit?

10.11.2022 - 11:42

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa zgjat gripi dhe cilat janë problemet e mjekimit?

Mjeku: Jemi në pikun e sezonit të gripit. Në periudhën kur njerëzit janë më të riskuar për t’u prekur nga virozat e kjo për shkak të ndryshimit të temperaturave. Shumë njerëz mendojnë se gripi zgjat thjesht 2-3 ditë, por në fakt, 5 ditë-1 javë është normaliteti i Gripi gruavet. Një pacient, qoftë edhe një fëmijë, mund të mbahet me temperaturë 2-3 ditë. Pastaj fillon periudha e rikuperimit. Ajo që është shumë e gabuar dhe që do e theksoja që në krye të herës është fakti që njerëzit nuk duhet të mjekohen me antibiotikë që në ditët e para.

A ka efekte negative mjekimi me antibiotikë që në ditët e para?

Sigurisht që po. E bën virusin rezistent ndaj medikamenteve dhe nuk kemi asnjë lloj përfitimi. Pacienti vazhdon të jetë i sëmurë dhe, më e keqja që i ka bërë vetes, është imuniteti që i ka dhënë virusit duke përdorur antibiotikë sipas kokës së tij apo sipas këshillës së farmacistit. Në momentin që ne kemi nevojë të përdorim antibiotikë, pasi viroza ka komplikacione, asnjë antibiotik nuk bën më punë. Marrja e antibiotikëve ka një kriter të caktuar dhe duhet të jetë gjithnjë mjeku infeksionist ai që i sugjeron ato.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.