MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta dallojmë nëse keni mungesë proteinash?

25.11.2022 - 11:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta dallojmë nëse keni mungesë proteinash?

Mjeku: Proteinat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Mungesa e proteinave në trup shkakton probleme në muskuj, zemër, tru, shpretkë dhe vezore. Kjo do të thotë se mungesa e proteinave çon në probleme të zemrës, lakim të shpinës dhe sëmundje të tjera mendore që lidhen zakonisht me të moshuarit.

Cilat janë simptomat e mungesës së proteinave?

Nivele të ulëta të energjisë dhe lodhje
Mungesë përqendrimi
Imunitet i ulët dhe mungesë humori
Shërim i ngadaltë nëse jeni sëmurë
Metabolizëm i ngadaltë
Pamundësi për të rënë nga pesha
Dhimbje muskujsh dhe kockash
Ndryshimet e nivelit të sheqerit në gjak , që çon në diabet etj.
Cilat janë ushqimet që përmbajnë më shumë proteina?

Kur të blini proteina, sigurohuni që janë organike dhe vijnë nga burimet natyrore. Nëse merrni proteina konvencionale, ato janë të përziera me hormone, antibiotikë, asteroide dhe kimikate të tjera që do të shkatërronin shëndetin tuaj.

Forma më e mirë e proteinave mund t’i merrni në artikujt e mishit, si mish pule, viçi, gjeldeti, sardelet, salmoni i egër etj. mundësi të tjera proteinash mund t’i gjeni tek produktet e qumështit si djathi, kosi, gjiza, gjalpi.

Burimet me bazë bimore proteinike janë farat e kërpit, farat e linit, arrat, fasulet, thjerrëzat, soja, bizelet etj. Veza është një burim tjetër shumë i mirë proteinash.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.