MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 9

Skënderbeu dhe Flamurtari ndalin njëri-tjetrin

07.11.2022 - 19:08

Skënderbeu dhe Flamurtari kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në stadiumin e qytetit të Korçës, me vlonjatët që janë kthyer përsëri në kreun e Kategorisë së Parë falë këtij rezultati.

Në një sfidë të luftuar mes dy skuadrave pretendente për ngjitjen në Superiore, ka qenë Skënderbeu ai që është shfaqur me kërkues në pjesën e parë, duke vënë në rrezik disa herë Kaloshin me gjuajtjet e Pusit.

Por goli do të vinte vetëm në pjesën e dytë me një goditje me kokë të Temitope i cili dha avantazhin korçarëve. Reagimi i vlonjatëve ishte i rrufeshëm pasi erdhi vetëm 3 minuta më vonë me Erik Flores i cili dërgoi topin pas krahëve të Ruçit.

Më pas, ritmi i lojës ra disi dhe kjo bëri që të dy skuadrat të mos prodhonin më raste të rëndësishme deri në fundin e sfidës që dekretoi barazimin i cili kthen Flamurtarin në kreun e renditjes së Kategorisë së Parë me pikë të barabarta me Dinamon.