MENU
klinika

Formula 1

Verstappen nuk “frenon”, pole-position në Abu Dhabi

19.11.2022 - 17:25

Rreshti i parë i gjithi Red Bull, i dyti i gjithi Ferrari, i treti i gjithë Mercedes. Testet zyrtare të Çmimit të Madh të Abu Dhabi mbyllen me hierarki të mirëpërcaktuara dhe kampionin e botës Max Verstappen në pole position me një avantazh prej 228 mijtat ndaj shokut të skuadrës Sergio Perez.

Charles Leclerc “djeg” pilotin tjetër të Ferrar-it, Carlos Sainz dhe është i treti me 268 të mijtat nga kreu. Mercedes nuk ka luftuar kurrë për pole dhe është çiftuar në vijën e tretë të startit të aktit të fundit të Kampionatit Botëror.

Lewis Hamilton i paraprin George Rusell-it me vetëm tre të mijtat, por diferencat e Shigjetave të Argjendta me makinat kryesuese i kalon gjashtë të dhjetat. Arrin në fazën përfundimtare të kualifikimit Sebastian Vettel, i cili e mbylli në vendin e nëntë përpara Daniel Ricciardo-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN