MENU
klinika

Çfarë ka diskutuar me komandatin suprem të NATO-s?

Bazë ushtarake në Portin e Durrësit? Përgjigjet Peleshi

19.12.2022 - 14:21

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka konfirmuar se janë në diskutime me NATO-n për ngritjen e një baze ushtarake në Portin e Durrësit.

Ai tha se për këtë gjë ka diskutuar me komandatin suprem të NATO, nga i cili ka marrë edhe mbështetjen. Peleshi u shpreh se ka disa problematika me financimin, por theksoi se është gjetur mënyra për investim.

Sipas ministrit, ajo që po i ofrohet NATO-s është që kjo pikë hyrje në Ballkanin Perëndimor dhe në pjesën lindore te aleancës të jetë sipas standardeve që kërkon vete NATO.

Pyetje: Në kuadër të ndërtimit të Portit tregtar të Durrësit ka patur një deklaratë të Ramës që ka pasur një kërkesë të NATO-s për të ndërtuar një bazë ushtarake në këtë pjesë të portit, ka një përgjigje nga NATO?

Peleshi: Lidhur me një takim të fundit që unë kam patur para disa ditësh në qendrën e NATO-s me komandantin suprem të NATO-s.

Një nga pikat e diskutimit ka qenë mundësia e mbështetjes nga NATO të portit ushtarak pranë portit komercial të Porto Romanos. Ky është një projekt i rëndësishëm për Shqipërinë, por edhe për aleancën.

Sic e ka thënë komandanti suprem i NATO-s para një viti kur ishte këtu në Shqipëri, Durrësi si nyje hyrëse për në Ballkanin Perëndimor dhe në krahun lindor të NATO-s është i rëndësishëm për NATOn.

Ajo që po i ofrojmë ne NATO-s është që kjo hyrje të jetë sipas standardeve të NATO. Ne jemi duke u konsultuar me NATO sipas dizajnit të NATO-s.

Krahas konsultimeve ne po punojmë edhe për financimin. Ka disa opsione për financimin, ka një burokraci që nuk shmanget dot, por ka hyrë në diskutim nga strukturat e NATOs edhe kjo mënyrë financimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rama dhe Abazoviç thyen embargon ndaj Rusisë”

Ministri Peleshi pyetet për skandalin e publikuar në mediat malazeze