MENU
klinika

Tragjedia e kapitenit të Ganës

Djali iu nda nga jeta, ai zbriti në fushë dhe shënoi

04.12.2022 - 15:19

Ky ishte një Botëror shumë i ndërlikuar për Andre Ayeë, i cili pas eliminimit të Ganës, ka rrëfyer se kishte pësuar një dramë të vërtetë familjare:

“Për mua personalisht ka qenë ditë shumë të vështira. Humba djalin tim të vogël mëngjesin e ndeshjes kundër Portugalisë, edhe vajza u dërgua me urgjencë në një spital të Uruguajit. Falënderimit i shkojnë Allah, është duke u përmirësuar.

Këto momente të vështira më shtyjnë të rikthehem më i fortë në të ardhmen, kështu besoj. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që keni treguar ndaj meje”, shkruan ndër të tjera Ayeë në profilin e tij në Instagram.

Në sfidën me Portugalinë, Ayeë realizoi një gol duke barazuar rezultatin provizorisht në 1-1, por humbi penallti ndaj Uruguajit në ndeshjen e fundit në grupe, që nëse do të kishte shënuar, do të kishte histori tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN