MENU
klinika

Çfarë shkruhet për reperin e njohur

Don Xhoni ‘shënjestrohet’ nga mediat serbe

07.12.2022 - 12:16

Ende po përflitet për ndeshjen Zvicër-Serbi. Së fundmi, mediat serbe kanë vënë në shënjestër reperin e njohur Don Xhoni.

Një artikull shkruan për reperin; konkretisht kur Don Xhoni shfaqet në një nga koncertet e tij dhe shan serbët teksa publiku e shoqëron.

“Skandal pas ndeshjes Serbi – Zvicër: Reperi shqiptar shau nënat e serbëve në mënyrën më brutale gjatë performancës”, shkruhet në një nga titujt.

Xhonatan Isufi ose ndryshe i njohur si Don Xhoni është sërish në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ai është gjobitur me dy mijë euro për armëmbajtje pa leje.

Reperi gjatë fjalës së tij tha se është ndjerë shumë i penduar.

“Ndihem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë”,– ka thënë reperi.

Reperi është akuzuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Neni thekson se “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), vepër kjo e dënueshme me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet.

Don Xhoni kishte në pronësi një pistoletë të tipit “Cervena zastava” me një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibirit 7,65 mm.

Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme me Policinë e Kosovës. Vetëm gjatë këtij viti ai disa herë është ndaluar nga për armëmbajtje pa leje.