MENU
klinika

Zbulohet lëvizja e tij e radhës

Elon Musk heq dorë nga drejtimi i “Twitter”

26.12.2022 - 13:14

CEO i “Twitter”, Elon Musk, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga roli i tij në kompani.

Njoftimi i Musk, erdhi pasi pak ditë më parë ai zhvilloi një sondazh në rrjetin e tij social “Twitter”, ku kërkoi mendimin e përdoruesve, nëse ata duan që ai të qëndrojë apo të largohet.

Ashtu siç kishte premtuar Musk do t’u bindet rezultateve të sondazhit.

Sondazhi zgjati 12 orë, ku në total ishin 17,502,391 vota. 57.5% votuan “po” që Musk duhet të largohej ndërsa 42.5% votuan “jo”.

Më tej Musk sqaroi se ai do të largohet nga drejtimi i “Twitter”, sapo të gjejë një tjetër person që mund ta drejtojë kompaninë, ndërkohë që ai vetë do të fokusohet në softuerin dhe harduerin në kompanisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëshiron të ndryshojë emrin dhe gjininë

Çfarë ndodhi me fëmijën e Elon Musk