MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam djegie të urinës…

23.12.2022 - 11:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje doktor! Kam një problem me penisin, në fillim ndiej një si djegie të urinës, sikur kam djegie dhe në kofshë afër penisit. Pastaj, kur më ikën kjo, më shfaqen si flluska uji te penisi.

Mjeku: Ankesat tuaja mund të kenë të bëjnë me një infeksion të rrugëve urinare. Infeksionet në rrugët e poshtme urinare, shkaktarë kryesore kanë infeksionet seksualisht të transmetueshme si: gonorrea, klamidiatrakamatis, uroplazmahomni.

Këto infeksione shfaqen kryesisht pas 3-4 ditësh pas një aktiviteti seksual me një partnere, ndoshta, të panjohur. Për më tepër prania e një fluske është shqetësuese dhe kërkon një vizitë tek mjeku androlog. Ky i fundit duhet të vendosë diagnozën dhe t’ju ndihmojë. Jeni i mirëpritur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.