MENU
klinika

Anëtarësimi në BE

Kurti dorëzon sot në Pragë aplikimin e Kosovës

15.12.2022 - 11:37

Teksa tensionet në veri të Kosovës vijojnë duke shkaktuar reagime të shumta nga figurat politike kombëtare dhe ndërkombëtare, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vendosur që sot të shkojë në Pragë ku edhe do të dorëzojë aplikimin që Kosova të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Sipas agjendës, kryeministri i Republikës së Kosovës me delegacion, do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane, ndërsa pas takimeve do të ketë konferencë e përbashkët për media.

Ditën e djeshme krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së popullit të Kosovës.

Policia e Kosovës po vijon patrullimin nëpër zonat në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët. Barrikadat në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës. Për të, EULEX-i dorëzoi disa medikamente që i nevojiteshin për problemet e tij me zemrën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I prerë Ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë

“Republika Çeke nuk e rishikon vendimin për njohjen e Kosovës”