MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Mosmbajtja e urinës tek të rriturit, cilat janë shkaqet

22.12.2022 - 10:54

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Mosmbajtja e urinës tek të rriturit, cilat janë shkaqet

Mjeku: Inkontinenca urinare nuk është një sëmundje, por një simptomë. Ajo mund të shkaktojë probleme mjekësore apo fizike të padukshme. Konsultimi me mjekun mund të zbulojë çfarë fshihet pas inkontinencës.

Mosmbajtja e urines tualet inkontinencaInkontinenca urinare e përkohshme

Disa pije, ushqime dhe medikamente mund të veprojnë si diuretike (shkarkues të ujit), duke stimuluar vezikën dhe duke shtuar volumin e urinës. Këto janë:
Alkooli
Kafeina
Çaji dhe kafeja e dekafeinuar (pa kafeinë)
Pijet e gazuara
Sheqeri artificial
Shurupi i misrit
Ushqimet pikante, si dhe ato acide ose me shumë sheqer, veçanërisht agrumet
Medikamentet për sëmundje të zemrës ose tensionit të gjakut, qetësues dhe relaksues të muskujve
Doza të larta vitaminë B dhe C
Inkontinenca e urinës mund të shkaktohet edhe nga sëmundje që mjekohen lehtë, si:

Infeksione të traktit urinar. Infeksionet mund të irritojnë veziken duke shkaktuar një ndjenjë të fortë, urgjente, urinimi dhe nganjëherë inkontinencë. Shenja të tjera të infeksionit të traktit urinar janë: djegie gjatë urinimit dhe urinë me erë të rëndë.

Kapsllëku (konstipacioni). Rektumi është i vendosur pranë vezikës dhe shumë nga nervat e tij janë të përbashkët për të dy organet. Nevoja (feçe) e fortë dhe kompakte që gjendet në rektum, ngacmon këto nerva, i bën ato tepër aktive si rezultat shton frekuencën e urinimit.

Inkontinenca urinare e vazhdueshme
Inkontinenca urinare mund të jetë gjithashtu e vazhdueshme, e shkaktuar nga probleme fizike, ose ndryshime të tjera, si:
mosmbajtja e urines grua tualetShtatzënia. Ndryshimet hormonale dhe shtimi i peshës së mitrës, mund të shkaktojë inkontinencë stresi.

Procesi i lindjes. Lindja natyrale nëpërmjet vaginës, mund të dobësojë muskujt që shërbejnë për kontrollin e vezikes, si dhe mund të dëmtojë nervat e vezikës dhe indet mbështetëse duke çuar në rrëshqitje të dyshemesë së legenit. Kjo bën që vezika, mitra, rektumi dhe një pjesë e zorrës së hollë të shkasin poshtë pozicionit normal duke hyrë në vaginë. Kjo gjendje mund të shoqërohet me inkontinencë.

Ndryshimet e moshës. Plakja e muskulit të vezikës mund të zvogëlojë kapacitetin e vezikës për të depozituar urinën.

Menopauza. Mbas menopauzës gratë prodhojnë me pak estrogen, një hormon që ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të shtresave të vezikës dhe të uretrës. Përkeqësimi i këtyre indeve mund të rëndojë inkontinencën.

Histerektomia (Heqja e mitrës). Vezika dhe mitra ndihmohen pothuajse nga të njëjtët muskuj dhe ligamente. Çdo ndërhyrje kirurgjikale që kryhet në sistemin riprodhues duke përfshirë heqjen e mitrës, mund të dëmtojë muskujt mbeshtetës të dyshemesë së legenit duke çuar në inkontinencë.

mosmbajtja e urines burre tualetProstata e zmadhuar. Veçanërisht në burra të moshuar, inkontinenca shpesh është si rezultat i zmadhimit të gjendrës së prostatës e njohur si hiperplazia beninje e prostatës (BPH).

Kanceri i prostatës. Ne burrat, inkontinenca e stresit ose inkontinenca e urgjencës, mund të shoqërohet me kancer të prostatës të patrajtuar, por me shpesh ajo vihet re si një komplikacion i kancerit të trajtuar.

Obstruksioni. Një tumor kudoqoftë përgjatë pjesës së poshtme të traktit urinar, mund të bllokojë rrjedhën normale të urinës, duke të çuar në inkontinencë të mbimbushjes. Gurët urinare që janë masa të forta të formuara në vezike, disa herë japin kullim të pavetëdijshëm të urinës.

Çrregullimet neurologjike. Skleroza e shumëfishtë, sëmundja e Parkinsonit, goditja cerebrale, tumori në tru ose një dëmtim i palcës së kurrizit mund të çrregullojnë kalimin e sinjaleve te nervat që kontrollojnë vezikën duke shkaktuar inkontinencë urinare.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë duhet të dini?

Çfarë është mukusi në urinë?

Sa të sakta janë rezultatet?

A e diagnostikon skaneri kancerin e veshkave?