MENU
klinika

Ankimoi vendimin e Gjykatës së Elbasanit

Mungoi avokati, shtyhet sërish ekstradimi i Faruk Ozer

16.12.2022 - 13:40

Shtyhet sërish ekstradimi i themeluesit të platformës Thodex.

Faruk Fatih Ozer ka ankimuar vendimin e gjykatës së Elbasanit për ekstradimin e tij drejt Turqisë dhe ditën e premte do të zhvillohej në Apelin e Durrësit seanca për shqyrtimin e kërkesës së tij.

Seanca gjyqësore është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Ozer, i cili ka paraqitur një raport mjekësor.

Më 17 nëntor, gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan, pas shumë shtyrjesh të procesit, vendosi ekstradimin në Turqi të Ozerit. Vendim i cili u ankimua prej tij, me qëllim shmangien e përballjes me drejtësinë në vendin e tij. Pas arrestimit në fund të gushtit në vendin tonë, Ozer vijon të jetë në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ai u arrestua për llogari të Turqisë ku akuzohet për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Ozer akuzohet se u largua nga vendi me afro 2 miliardë dollarë të përfituara përmes mashtrimit të përdoruesve të platformës së tij të kriptovalutës.

Organi i akuzës turke nisi hetimet në prill të vitit 2021 ndaj tij, pas disa denoncimeve nga përdorues të platformës së kriptovalutave Thodex, të cilët nuk mund të hynin në llogaritë e tyre në platformë dhe kuptuan se ishin bërë viktima të një skeme mashtrimi.

Ozer dhe mbrojtja e tij e kundërshtojnë vazhdimisht ekstradimin duke deklaruar se ky proces vë në rrezik jetën e ish-bosit turk të kriptomonedhave Faruk Ozer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Russian Today/ Lajme të këqija për tregun

Bitcoin kryeson shitjen masive të kriptovalutave


Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan