MENU
klinika

"Bota sot është e ‘uritur’ për paqe"

Papa Françesku mesazh në urimin për festën e Krishtlindjes

25.12.2022 - 14:10

Papa Françesku u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit duke përcjellë urimin për festën e Krishtlindjeve në të gjitha gjuhët e botës.

Ai iu kthye sërish temës së luftës në Ukrainë, duke thënë se sot bota po vuante nga një “uri për paqe”. “Vështrimi ynë u mbushtë me fytyrat e vëllezërve dhe motrave ukrainase që po jetojnë këtë Krishtlindje në errësirë, në të ftohtë, ose jashtë shtëpive të tyre, për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga dhjetë muaj luftë”.

“Bota po përjeton një mungesë serioze paqeje edhe në rajone të tjera”, tha ai duke kthyer vëmendjen drejt Lindjes së Mesme. Ai kërkoi rifillimin e dialogut mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Ai kërkoi që ushqimi të mos përdoret si armë lufte. “Ne mendojmë për njerëzit që vuajnë nga uria, veçanërisht fëmijët, ndërkohë që çdo ditë shpenzohen burime financiare për armë.

Lufta në Ukrainë e ka përkeqësuar më shumë situatën duke lënë popullata të tëra në rrezik për shkak të urisë, veçanërisht në Afganistan dhe disa vende në Afrikë. Ne e dimë që çdo luftë shkakton uri. Në këtë ditë le të angazhohemi të gjithë, edhe ata që kanë përgjegjësi politike”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Economist/ Kontrolli ende në dorën e mafias?!

A i ka pastruar Vatikani financat e tij?

20 shprehje frymëzuese të Nënë Terezës

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit”