MENU
klinika

26 vjet burg

Dënimi i Mustafës/ SHBA: Vendimi nuk është kundër Kosovës

17.12.2022 - 13:16

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili është dënuar me 26 vjet burgim për krime lufte.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se vendimi i marrë nga Gjykata Speciale, më 16 dhjetor, është një hap që i ndihmon Kosovës për të garantuar sundim të ligjit dhe për të vënë drejtësi për viktimat. Ai është kujdesut të theksoj se ky nuk është gjykim kundër UÇK-së dhe Kosovës.

“Siç e ka thënë edhe trupi gjykues, ky vendim nuk është gjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, mirëpo lidhet vetëm me përgjegjësinë penale të të pandehurit. Ne po ashtu e përshëndesim trimërinë e viktimave individuale dhe dëshmitarëve që janë paraqitur, dhe dënojmë kërcënimet dhe frikësimet ndaj tyre. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundshme”, ka thënë Price.

Gjykata Speciale, me seli në Hagë, funksionon sipas ligjeve të Kosovës dhe Salih Mustafa është dënuar për vrasje të paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar. Ai është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të kërkohet falje publike për masakrën e Reçakut"

‘Vuçiç mohon Reçakun’, reagon Këshilli i Ambasadorëve

Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’