MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë

Samsung me risi të reja, “kundërpërgjigje” ndaj iPhone

17.12.2022 - 08:27

Pa dyshim, chipset është një nga specifikimet teknike më të rëndësishme që përcakton në masë të madhe përvojën në telefonat inteligjentë modernë. Nga performanca e tyre, te aftësitë e rrjetit dhe jetëgjatësia e baterisë, sistemi në çip, i cili përfshin procesorin qendror ndër të tjera, është përgjegjës për pothuajse gjithçka. Prandaj, vitet e fundit Apple ka investuar shumë në këtë pjesë, duke zhvilluar serinë e saj të procesorëve A për iPhone , gjë që i ka dhënë edhe fronin e performancës.

Tani, Samsung duket se po përgatit një kundërpërgjigje ndaj kundrështarit të tij “iPhone”.

Në veçanti, pas zbulimit se të gjithë Galaxy S23 do të lënë procesorët Exynos, duke përdorur ekskluzivisht Snapdragon 8 Gen 2, shumë spekuluan se gjigandi korean do të braktisë përpjekjet në këtë fushë. Sidoqoftë, duket se Samsung po ringrihet fuqishëm.

Sipas një raporti nga The Elec, Samsung sapo ka krijuar një ekip të ri të zhvillimit të SoC me porosi, duke synuar të konkurrojë me Apple dhe Qualcomm. Për momentin nuk e dimë se si do të quhet procesori i saj i ri, por është e mundur që kompania të ndalojë plotësisht përdorimin e markës Exynos. Gjithashtu, nuk e dimë nëse do të përdorë bërthamat e arkitekturës ARM.

Natyrisht, meqenëse dizenjimi i një procesori të ri nuk është detyrë e lehtë, do të duhen disa vite durim përpara se të shohim që planet e Samsung të realizohen. Duhet përmendur në këtë pikë se në të kaluarën kishte zëra se kompania po punon me Google dhe ekipin Radeon të AMD për një çip të ri të fuqishëm, por ende nuk e dimë nëse ky departament i ri është i angazhuar në këtë projekt specifik.