MENU
klinika

Dedikimi për partneren

Shpat Kasapi, një romantik i thekur

25.12.2022 - 12:25

Për shumë viti 2020 ishte një sfidë e vërtetë, ndërsa për Shpat Kasapin ky mund të konsiderohet viti më i bukur pasi dashuria e jetës së tij i tha “po”.

Sot Shpati dhe Selvija festojnë dy vjetorin e fejesës së tyre. Në këtë datë të veçantë për çiftin nuk ka munguar as një dedikim i ndjerë nga ana e këngëtarit.

Me anë të një postimi në Instagram, Shpati është treguar shumë romantik duke i shprehur fjalët më të bukura nënës së djalit të tij.

“Dashuria ime, si sot 2 vite më parë i the PO
propozimit tim, që bashkë të kalojmë një jetë.
Sot janë bërë 2 vite nga fejesa jonë.

E unë edhe 100 jetë të kisha përsëri do të të kerkoja ty, do ti kerkoja ato sytë më të bukur në botë që çdo ditë më shohin me dashuri.

Ti e di se sa te dua dhe sa vlerë ke per mua e kjo dashuri është bërë me e madhe tani që e kemi Roelin tonë. Lus Zotin të të kem çdo herë keshtu si në foto, krahë meje e buzeqeshur pasi me ty në krahë une kam gjithë të mirat e botës
Të dua perjetesisht dashuri”-ka shkruar ai.