MENU
klinika

Gvozdenovic debuton me fitore

Skënderbeu ia del në Fier, fundos Apoloninë

04.12.2022 - 16:02

Skënderbeu ka arritur të fitojë minimalisht 0-1 ndaj Apolonisë, në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, e vlefshme për javën e 8-të. Ky takim ishte i prapambetur për llogari të javës së tetë, teksa u shty për më 4 dhjetor.

Shtyrja e kësaj sfide u bë për faktin se atëherë kur duhej të zhvillohej, klubi fierak ishte i angazhuar në Ligën e Kampionëve për të rinj. Goli i parë dhe i vetëm i sfidës, u shënua nga Gresild Lika në minutën e 54′.

Vlen të theksohet se të dy trajnerët e skuadrave respektive kanë pasur debutimin ditën e sotme, me Ivan Gvozdenoviç që debuton me fitore te korçarët, ndërsa Veljko Dovedan ka debutuar me humbje në pankinën e fierakëve.