MENU
klinika

Reshje dhe erëra të forta

Vlorë, pezullohet deri më 17 dhjetor lundrimi i mjeteve të vogla

15.12.2022 - 11:26

Reshjet e shiut dhe erërat e forta që parashikohet se do të vijojnë gjatë javës, kanë bërë që të merren masa për mjetet lundruese në portin e Vlorës. Emergjencat Civile bëjnë me dije se deri më 17 dhjetor, lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit do të anulohet, për shkak të motit të keq. Parashikohet që deri në këtë datë qyteti bregdetar do të përfshihet nga reshje shiu dhe erëra të forta. Njoftohet gjithashtu se për anijet e transportit detar lundrimi do të vijojë normalisht. Përmirësimi i kushteve atmosferike pritet mbas datës 17 dhjetor.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 14-15-16-17 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 14 dhjetor në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallgë nga 1.50 deri 2.00 metra.

1.Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

2.Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Janë njoftuar të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  14-15-16-17 dhjetor 2022.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 dhjetor 2022 ora 16:00.