Edhe njëherë tjetër një artist serb kopjoi një këngë shqiptare.
Bëhet fjalë për këngën e Xhensila Myrtezajt “Ale Ale” e cila është publikuar më herët këtë vit. Disa ditë më parë këngëtarja serbe Maya Berović ka publikuar projektin e saj të ri, i cili përveç vijës melodike ka të njejtë me këngën e Xhensilës edhe titullin. Po “Ale Ale” titullohet edhe këngë e re e Maya-s.
Në lidhje me këtë ka reaguar për herë të parë edhe vetë Xhensila Myrtezaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Reagimi i Xhensilës:
“Kam pasur komente të Shumta mbi kengën “Ale Ale” e publikuar në version të gjuhës Serbe nga një tjetër “Artiste”. Dua të njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejtë mbi autorsinë e këngës, përveç shfrytëzimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kënga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë në dijeni të këtij Fakti!
View this post on Instagram
Ps: Nëse do ishte për mua Serbia ose një Artiste Serbe do ishte në fund të listës për t’i shitur një kengë, ose prodhim timin që e kam dashur kaq shumë”
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që një artist me origjinë serbe kopjon një projekt shqiptar. Më herët edhe youtube-r serb emri i të cilit është Bogdan Ilic, por që njihet me nofkën Baka Prase, i cili shumë i njohur në rrjetet e tij sociale, ku në Instagram numëron mbi 1 milion ndjekës, kopjoi “Heart attack-un” e Noizy-t dhe Loredanës.
Ai lancoi një “diss track” drejtuar një prej njerëzve më të pasur në Serbi, Zejlko Mitrovic. Kënga titullohej “MPQRS”, vija muzikore e të cilës ishte e njëjta me atë të “Heart attack” të reperëve shqiptarë.
Mirëpo më vonë u morën masa ndaj Bogdan Ilic, duke ia fshirë këngën nga Youtube.