MENU
klinika

Po pastronte borën

Aktori i njohur përfundon në gjendje të rëndë

02.01.2023 - 13:00

Aktori amerikan Jeremy Renner është aktualisht në ‘gjendje kritike por të qëndrueshme’ për shkak të lëndimeve që mori, ndërkohë që po pastronte borën me një makinë borëpastruese.

Aktori 51-vjeçar u transportua me helikopter në spital të dielën dhe raportohet se po merr një kujdes mjekësor, ndërsa familja e tij po i qëndron pranë.

Renner zotëron një shtëpi në zonën Tahoe/Reno, e cila u prek rëndë nga një stuhi që la 35,000 familje pa energji në qarqet e Nevadës Veriore.

Ai gjithashtu duket se kënaqet me drejtimin e mjeteve për pastrimin e borës dhe zotëron makineri të rënda.

Ai u bë i famshëm me rolin e teknikut në filmin ushtarak The Hurt Locker, për të cilin ishte i nominuar për çmimin Oscar. Para këtij filmi ishte bërë i njohur me rolin e vrasesit serial të Jeffrey Dahmerit në filmin e pavarur Dahmer, por edhe më herët ishte i njohur me rolin e Hawkeyeit në filmin The Avengers.

Jeremy u divorcua nga bashkëshortja e tij Sonni Pacheco vetëm 10 muaj pas martesës, ku në fillim u tha se çifti u nda për mospërputhje karakteri.

“TMZ” ka siguruar dëshminë që ajo ka dhënë për gjykatën dhe historia ishte shokuese.

Sonni Pacheco tregoi asokohe se aktori dëshironte ta zhdukte nga faqja e dheut, pasi e kishte parë atë në një club nate.