MENU
klinika

“Shkëmbim i mirë”

Ambasadorja e BE-së, në zyrën e Dumanit/ Zbardhen diskutimet

24.01.2023 - 22:13

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, ka mbajtur ditën e sotme një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Hohmann ka zbardhur diskutimet që ka zhvilluar me Dumanin.

Ajo bën me dije se kanë diskutuar për pavarësishnë e institucionit të SPAK, luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

“Shkëmbim i mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv.
Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet faktor kyç për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, thekson ambasadorja.